Sulmon motrën me thikë, arrestohet i riu nga Shkupi

Gjatë ditës së djeshme (14.08.2023) në ora 10:25 në SPB-në e Shkupit, një 27-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj, shtetasi D.S., i cili e ka kanosur atë me sende të mprehta (thikë), në shtëpinë e saj në Gjorçe Petrov. I riu është shoqëruar në stacionin policor dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.