Një burrë është shpëtuar nga një varkë pjesërisht e zhytur në ujë në Oqeanin Atlantik, në afërsi të brigjeve të Floridës.


Varkëtari, 25-vjeçari Charles Gregory, ishte zhdukur në det për rreth 35 orë në oqean pasi kishte shkuar në një udhëtim peshkimi herët në mëngjes, tha babai i tij për CNN, transmeton Klankosova.tv.

Familja e tij kontaktoi zyrtarët pasi ai nuk arriti të kthehej.

Roja Bregdetare e SHBA-së tha se ata përfundimisht e shpëtuan atë pasi një ekuipazh kërkimi në një aeroplan që fluturonte lart e pa atë të ulur në varkën e tij të vogël.

Babai i tij Raymond Gregory i tha CNN se një valë kishte përmbysur varkën e djalit të tij dhe ai filloi të largohej nga bregu. Ai tha se Charles kishte humbur jelekun e shpëtimit dhe celularin, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Ishte i frikësuar për vdekje. Ai tha se ka pasur më shumë biseda me Zotin në ato 30 orë sesa gjatë gjithë jetës së tij”.