“Lufta në Ukrainë mund të ishte shmangur”. Kështu deklaroi presidenti bjellorus Aleksandr Lukashenko, i cili gjatë një interviste me gazetaren ukrainase Diana Panchenko komentoi konfliktin mes Moskës dhe Kievit.


Sipas udhëheqësit të Minskut, “është e nevojshme dhe e mundur” të ndalet lufta “në çdo moment, madje edhe tani”.

Duke u ndalur te zgjedhjet presidenciale në Rusi, Lukashenko tha se Putini do të zgjidhet sërish president.
“Presidenti i ardhshëm në Rusi do të jetë Putin”, tha ai. Zgjedhjet presidenciale 2024 mund të mbahen në mars dhe Putini, pas reformës kushtetuese, mund të kandidojë për një mandat të tretë radhazi.