“Pushteti SDSM-SORAVIA-ASH edhe sot po vazhdon të gjurmojë pas shqiptarit që e paska shpalosur flamurin e Shqipërisë etnike në tubimin në Tetovë. Njësoj siç bënte Vuçiqi para ca vitesh kur e kërkonte nën tokë e mbi tokë atë djaloshin që ua shpalosi atë flamur në ndeshjen futbollistike Serbi-Shqipëri. Matrica është serbe, teatri është maqedonas, ndërsa ka edhe disa statistë shqiptarë.

Pyetja që shtrohet është se a do të dalin këta të qeverisë ta arrestojnë edhe atë shitësin e hartave të Maqedonisë së Madhe në sheshin e Shkupit?” ka shkruar Ibrahimi