Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se i është përfshirë nga zjarri vetura në parking.


Në raportin e policisë bëhet e ditur se njësiti i zjarrfikësve kanë shuar zjarrin dhe nuk raportohet për lëndime në njerëz, përcjell Klankosova.tv.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë vetura e saj e cila ishte në parking. Njësiti i zjarrfikësve kanë shuar zjarrin , ndërsa nuk raportohet për lëndime në njerëz, rasti në procedurë hetimore”, thuhet tutje në raport.