Një 34-vjeçar, i cili po transportonte 22 emigrantë me furgon, gjatë tentativës për t’u larguar nga policia në mesnatë, ka aksidentuar dy automjete dhe lëndoi një punonjës policie.


34-vjeçari A.H. po transportonte me automjetin e tij fugon “Opel”, 22 emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme.

Në tentativë për të shmangur kapjen, shtetasi A. H. ka aksidentuar dy automjete që ndodheshin në rrugë, si dhe ka lënduar lehtë një punonjës policie që ishte në shërbim, i cili ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti fugon dhe 3 celularë./Top Channel