Dy trena të tramvajit janë përplasur në qendër të Lisbonës, Portugali, duke plagosur 13 persona, mes tyre tre fëmijë.


Tetë persona të plagosur u dërguan në një spital në kryeqytetin portugez me lëndime në fytyrë dhe gjymtyrë të sipërme.

Agjencia e lajmeve Lusa, duke cituar një zyrtar të Departamentit të Zjarrfikësve, tha se të plagosurit përfshinin dy francezë, dy çekë, një amerikan, një italian dhe një spanjoll.
Shkaqet e përplasjes mbeten të paqarta.