Përmbytjet shkaktojnë kaos në aeroportin e Frankfurtit, anulohen rreth 100 fluturime

Shirat e dendur kanë shkaktuar kaos në Aeroportin e Frankfurtit në Gjermani të mërkurën në mbrëmje, duke rezultuar në rreth 100 anulime fluturimesh dhe vonesa të shumta.


Reshjet e shiut përmbytën pistën, duke lënë qindra pasagjerë të bllokuar në avionë për disa orë, transmeton klankosova.tv.

Videot e postuara në rrjetet sociale kanë treguar se pjesë të mëdha të pistës janë të mbuluara me ujë,shkruan Anadolu Agency.

Trajtimi tokësor në aeroport duhej të ndalohej fare për më shumë se dy orë. Më shumë se 20 fluturime të drejtuara për në Frankfurt dhe devijuan në aeroporte të tjera, transmeton klankosova.tv

”Pasagjerët duhet të kontrollojnë oraret e fluturimit me kompaninë e tyre ajrore. Për shkak të rritjes së volumit të pasagjerëve, ne këshillojmë të gjithë pasagjerët që të mbërrijnë në aeroport.2.5 orë përpara kohës së fluturimit të tyre”, ka apeluar një nga operatorët.