Muzeu i muzikës në Gjakovë është përfshirë nga zjarri.


Disa pamje janë shpërndarë nga banorët ku shihet ndërtesa në flakë.

Për këtë ka shkruar edhe zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, i cili e ka fajësuar kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini.
“Ju kam paralajmru që sa mbledhje të Asamblesë, por e vendoset me ju lon “dostave” të Aleancës. E tash çka, e shkatrrut një trashëgimi me vlera, sipas gjitha gjasave me e ndërtu ndonjë banesë. Turpi ju mbuloft dhe mos arsytoji në raportin e policisë që hetimet vazhdojnë, sepse sipas meje, personi i parë i arrestuar do të ishe ti Ardijan Gjini, për neglizhencën e treguar ndër vite ndaj këtij objekti”, ka shkruar ai.