Aktivitetet e përgjithshme të organizatës, në drejtim të arritjes së barazisë gjinore, zhvillimit, mbrojtjes së të drejtave të grave, ishin temë e bisedës në takimin e sotëm të presidentit Stevo Pendarovski me Savka Todorovska, kryetare e Këshillit Nacional për Barazi Gjinore dhe përfaqësuese kësaj organizate.


Presidenti Pendarovski, informojnë nga zyra e tij, shprehu mbështetje për aktivitetet e organizatës, në të cilat janë anëtare rreth 116 organizata lokale formale dhe joformale të grave dhe grupe nga mjediset urbane dhe rurale në vend dhe shprehu mirënjohje për përpjekjet e tyre për përforcim politik dhe ekonomik të statusit të grave, për përfshirje sociale të grave nga mjediset rurale dhe grupet e margjinalizuara dhe për ballafaqim me dhunën në bazë gjinore.

Savka Todorovska është fituese e mirënjohjes Karta e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e ndarë nga presidenti Pendarovski, për kontribut të jashtëzakonshëm dhe për përkushtim në avancimin e barazisë gjinore në vendin tonë, ngritjen e vetëdijes së grave, edukimin e tyre dhe përforcimin e tyre ekonomik, si dhe për punën e paçmuar dhe përpjekjet e deritanishme për mundësi të barabarta në shoqëri.