Fundi i luftës dhe ripërtëritja e integritetit territorial të Ukrainës nuk duhet të jetë ëndërr e largët, por qëllim i kapshëm i cili kërkon përkushtimin tonë të paluhatshëm dhe përkushtim kolektiv. Vendimet që i sjellim dhe aktivitetet që i ndërmarrim sot, së bashku me tërë mbështetjen që vazhdimisht e japim për Ukrainën, mund ta formësojmë trajektoren e kombit dhe popullin e saj për gjeneratat që vijnë. Akoma më shumë, përpjekjet tona kolektive do të kontribuojnë për mirëmbajtje të paqes dhe stabilitetit të përhershëm në kontinentin evropian.


Këtë e theksoi presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin onlajn në samitin e tretë të Platformës ndërkombëtare të krimesë, e cila këtë vit, për shkak të gjendjes në Ukrainë, është e karakterit hibrid.

Në panelin kushntuar gjendjes humanitare dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, presidenti pendarovski theksoi se në 18 muajt e fundit, bota po përballet me raste të tmerrshme të krimeve të luftës, shkeljes së të drejtave të njeriut, torturë dhe dënime jashtëgjyqësore të kryera nga ana e forcave ushtarake dhe paraushtarake ruse.

Respektimi i parimeve të drejtësisë, sipas tij, nuk është vetëm me rëdnësi thelbësore për viktimat dhe famiëjet e tyre, por është hap kyç drejt pajtimit, pasi që të përmbushen parakushtet për atë fazë.

“pajtimi nuk është i mundur pa drejtësi, ndërkaq, në këtë kontekst, mësimet nga luft anë ish-Jugosllavi shërbejnë si përkujtues m vlerë. Formimi i Gjykatës ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë ishte hap kyç drejt mësimit të atij leksioni nga historia dhe vendosje e bazës për demokraci dhe paqe për gjeneratat e ardhshme. Njejtë si TNPJ luajti rol kyç në zbatimin e drejtësisë dhe thirrjen e kryesve në përgjegjësi, ashtu edhe ne sot duhet të mbështesim mekanizma të fuqishëm të cilët do të sigurojnë organizuesit dhe dhunuesit e tëd rejtave të njeriut në territoret e okupuara të Ukrainës të nxirren para drejtësisë”, thotë shefi i shtetit.

Prandaj, shtoi ai, kryesimi i vendit tonë me OSBE-në këtë vit prioritet më të lartë vendosi në zgjidhjen e pështjes për gjendjen e përkeqësuar të të drejtave të njeiut në Ukrainë.

Ai njëherit shprehi respekt për të gjithë heronjtë e rënë ukrainas dhe në të njejtën kohë, edhe mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit në forum, për, siç tha, përkushtimin e tyre të fuqishëm të mbrojtjes së kombit sovran, anëtare e Kombeve të Bashkuara.