Sot rreth orës 18:30 Muzeu i Vjetër i Muzikës në Gjakovë është përfshirë nga zjarri.


Policia ka konfirmuar lokalizimin e zjarrit, teksa rasti është iniciuar si “zjarrvënie”.

Qytetari Ngadhnjim Haxhosaj ka publikuar pamje nga afër teksa digjej ky objekt teksa është shprehur se “ishte lënë në duart e keqbërësve”.