Një palestinez i armatosur ka vrarë, sot, një grua izraelite dhe ka plagosur një burrë, në afërsi të qytetit Hebron, në jug të Bregut Perendimor (West Bank).


Autoritetet në Jerusalem thanë se ky është incidenti i dytë me të vrarë, në po kaq ditë.

Ngjarja ndodhi herët në mëngjes, teksa burri dhe gruaja u qëlluan teksa ishin duke udhëtuar me veturë, në atë që njihet si Route 60.

Viktimat ishin në të dyzetat.

Vetëm një ditë më parë, në një tjetër incident, një palestinez i armatosur vrau dy izraelitë tjerë, babë e bir, të cilët ishin duke pastruar makinën e tyre në qytetin Hawara, po ashtu në Bregun Perëndimor.

Këto dy raste kanë bërë që forcat izraelite të zbarkojnë me të madhe nëpër rrugë e zona të banuara, në kërkim të autorëve gjithandej kësaj zone të banuar kryesisht më palestinezë.

Sulmet janë pjesë e një serie të ashpër të dhunës në rajon, muajt e fundit, në të cilat u përfshinë militantët palestinezë, forcat izraelite të sigurisë dhe kolonëve radikalë hebrenj.

Rreth 180 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor nga fillimi i vitit, ndërsa që edhe rreth 30 izraelitë, në mesin e të cilëve edhe pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Izraeli e ka okupuar Bregun Perëndimor në luftën e vitit 1967, bashkë me Jerusalemin dhe Rripin e Gazës, raporton Associated Press, përcjellë klankosova.tv.