”Unë do të thosha që kjo është mënyra për ta vrarë dialogun një herë e përgjithmonë”.


Kjo është përgjigjia të cilën, presidentja Vjosa Osmani pati, kur u pyet sot për qëndrimin e presidentit francez, Emmanuel Macron, për mundësinë e pezullimit të vendimit për liberalizim, transmeton klankosova.tv.

”Në qoftë se dëshiron dikush që të mos ketë më dialog, atëherë ndërmerr masa të tilla, që janë masa ndëshkuese ndaj popullit të Kosovës. Nuk janë ndaj ndonjë lideri, nuk janë ndaj një politike, janë ndaj popullit të Kosovës”.

”Dhe një ndëshkim i tillë i paprecedentë, që edhe ashtu ka qenë padrejtësi e madhe për popullin e Kosovës, do të rezultojë me vdekjen e dialogut. Nuk ka më askush mandat që të shkojë në Bruksel, kur populli i Kosovës ndëshkohet”, shkruan EO, të ketë deklaruar presidentja, Osmani.

Qe presidenti francez, Emmanuel Macron, ditë më parë ai që kërkoi vigjilencë nga Kosova dhe Serbia, veçanërisht kur bëhet fjalë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Në të kundërtën, ai paralajmëroi pezullim vendimi për zotimet e dhëna mbi liberalizimin.

”Franca e Gjermania kanë bërë zotime sa i përket politikave të vizave, çështjeve të tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse palët dështojnë të sillen me përgjegjësi. Duhet të jemi vigjilentë veçanërisht në këtë aspekt, veçanërisht kur bëhet fjalë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ishte shprehur ai.