Kryediplomati Bujar Osmani është parë duke u shëtitur në Santander, Spanjë, me shefin e diplomacisë europiane Xhozef Borell dhe gruan e tij, deputete e Parlamentit të Spanjës Kristina Narbona.
Vet ministri Osmani takimin me Borell në Santander e ka përshkruar si vijon: “Një shëtitje nëpër Santander dhe darkë pune me Xhozef Borrell, zëvendës presidentin e Komisionit Evropian si dhe me bashkëshorten e tij deputeten e Parlamentit të Spanjës Cristina Narbona. Nuk do lëmë gur pa lëvizur për ta bërë vendin tonë Evropë!”