Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski sot e vizitoi Institutin Shkencor për Duhan në Prilep, një nga institucionet më të vjetra shkencore në Ballkan, i cili vitin e ardhshëm feston 100 vjetorin e themelimit. Instituti i Duhanit është një institucion i rëndësishëm shkencor në prodhimin e duhanit dhe gjatë gjithë këtyre viteve ka zhvilluar me sukses veprimtarinë e tij shkencore, theksohet në kumtesën e sotme të MBPEU.


“Përmes Programit për Zhvillim Rural, MBPEU siguroi mbështetje financiare për institutin në një vlerë prej 5.740.000 denarë, për vendosjen e sistemit të ujitjes pikë pas pike në fushat eksperimentale. Sistemi ujit 14 hektarë sipërfaqe ku mbillet lloji “Prilep 66″, i cili është lloji i vetë Institutit. Ministri, së bashku me drejtoreshën e Institutit Shkencor, profesoreshën dr. Valentina Pelivanoska, i ka vizituar fushat ekspeimentale ku tashmë është vendosur sistemi i ri i ujitjes, pikë pas pike”, sqarohet në kumtesë.

Ministri e vizitoi edhe bankën Gen, e cila është në përbërje të Institutit të Duhanit, ku ruhet materiali i farës prej 56 llojeve dhe ruhen të gjitha llojet autoktone të duhanit.

“Nëpërmjet programit IPA me mjete nga BE-ja, Instituti mori pajisje të re që do të ndihmojnë në qëllime shkencore dhe mbështetjen e llojeve autoktone. Banka gen, me mbështetjen e MBPEU dhe Drejtorisë së Farës dhe Materialit Mbjellës, përmes projektit IPA, është pajisur me katër aparate të reja moderne”, shtohet në kumtesë.

Gjatë vizitës së sotme në Prilep, ministri ka vizituar edhe Muzeun e Duhanit, një nga muzetë më të mëdhenj të duhanit në botë. Ky vit shënon 100 vjet nga organizimi i prodhimit të duhanit në Prilep dhe 400 vjet nga ardhja e duhanit në këtë vend. Muzeu përmban mbi 4.000 eksponate.

“Kompania “BIMFOOD” nga Prilepi është një shembull tjetër pozitiv i një historie të suksesshme IPARD, që maksimalisht e ka shfrytëzuar çdo mundësi nga programi IPARD, me rreth tre aplikacione. Përmes mjeteve nga programi IPARD, kjo kompani ka realizuar mbështetje në vlerë prej 19.9 milionë denarë për furnizimin e pajisjeve me të cilat ka zgjeruar dhe modernizuar prodhimin e saj, duke vendosur teknologji moderne. Si kompani, “BIMFOOD” është një nga liderët në Ballkan në grumbullimin, përpunimin, paketimin dhe shpërndarjen e kërpudhave të egra dhe në veprimtarinë e saj bëjnë blerjen dhe përpunimin e pemëve dhe perime”, theksojnë nga MBPEU-ja.

Nga Ministria shtojnë se është në vijim është thirrja e fundit publike për masën 3 nga programi IPARD 2 në një vlerë 8.8 milionë euro, të destinuar për investime në mjete bazë, pajisje, për përpunimin e produkteve bujqësore dhe të peshkut. Afati i fundit për paraqitjen e kërkesave për këtë thirrje është data 18 shtator.