Në Kërçovë janë gjetur korniza për automatik dhe municione, arrestohet një person

Më 15.08.2023, në ora 18:20 në fshatin Lisicani të Kërçovës, zyrtarë policorë nga Drejtoria e Policisë së Kërçovës e kanë privuar nga liria I.B.(29) nga i njëjti fshat.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, i janë gjetur 239 fishekë të kalibrit të ndryshëm dhe pesë korniza bosh për një pushkë automatike. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe I.B. është ndaluar në komisariat. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim nga neni 396 i Kodit Penal. Flaka