Natën (22 gusht) rreth orës 02:55 në lagjen Maleardi të Gostivarit, zyrtarë policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë ndaluar 38-vjeçarin E.H. dhe 23-vjeçarin E.A., të dy nga Gostivari, për prishje të rendit dhe qetësisë publike me sjellje agresive. Pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tyre, do të vijojnë dosjet përkatëse.TS