MPPS: Fondi pensional është stabil, ndërsa pagesat bëhen me kohë dhe sigurt, të mos shkaktohet frikë te pensionistët

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i mohon dhe hedh poshtë zërat se Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor është në krizë dhe shteti është vonë me pagesën ndaj bankave.


Nga MPPS thonë se gjatë viteve të kaluara nuk ka asnjë ditë vonesë në pagesën e pensioneve, ndërsa rritja e të njëjtëve është i vazhduehëm dhe shihet qartë. Ata gjithashtu thonë edhe se transferet ndaj FSPI ishin me kohë dhe të sigurta, madje edhe në kohë të pandemisë së Kovidit, kur filloi pagesa e parë e parakohshme e pensioneve.

“Me ndryshimet e fundit të Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, të cilat hynë në fuqi në mars të vitit 2022, dhe vendosjes së mënyrës së re të harmonizimit të pensionit, me harmonizimin me modelin e kombinuar prej 50 për qind rritje të pagesës mesatare dhe 50 për qind rritje të shpenzimeve për jetë pensionet u rritën për rreth 21 për qind. Harmonizimi i parë në shtator të vitit 2022 ishte 6,8 për qind, i dyti në mars të vitit 2023, 8,4 për qind dhe projeksioni momental për shtator 2023 i cili është të paktën 6 për qind”, njoftojnë nga MPPS.

Theksojnë edhe se asnjë nga rritjet nuk e rrezikoi qëndrueshmërinë e Fondit, e as që e destabilioi pagesën e rregullt të pensioneve, dhe shtuan se ai është tregues i qartë për përkushtimin ndaj qytetarëve dhe zgjedhjen strategjike të politikave të miratuara si dhe planifikimit afatgjat i cili siguron stabilitet të Fondit Pensional, por edhe për sigurinë e pensionistëve.

“Pensionistët janë prioritet i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë përbërje qeveritare u miratuan një varg masash për ndihmë dhe mbështetje të pensionistëve, dhe trendi nuk po ndalet. Propozimet e pensionistëve janë në tavolinë, po diskutohet për të njëjtat dhe sa më shpejtë do të vazhdojmë me promovimin e masave dhe pakove të reja të cilat do të sigurojnë jetë dinjitoze të pensionistëve më tutje”, njoftoi MPPS.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bën thirrje që të mos krijohet frikë te pensionistët dhe të mos manipulohet me mungesën e informacioneve të cilat i kanë, ndërsa e gjithë kjo me qëllimin që të sigurohet masivitet në protesta të cilat janë me ngjyra politike.