Ish-komandanti i UÇK-së nga zona e Drenicës, Sami Lushtaku, është pajtuar me qëndrimin e drejtuesit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku, për të mos u larguar nga Kosova.


”Edhe unë me tregu drejtë qaty në një mendje jam me Klinakun, në asnjë mënyrë nuk kisha pranuar me lëshu Kosovën”, është shprehur Lushtaku, përcjell klankosova.tv.

Ai madje për Front Online, ka kërkuar që të relativizohet çështja e deklaratës së Klinakut ku përmend kryeministrin Albin Kurtin, duke e arsyetuar me gjendjen e rëndë në vend.

“Mos ja merrni për të madhe sepse gjendja e rëndë ka qenë në Kosovë, sidomos çfarë po ndodh atje”