Llalla: Rruga Tetovë-Prizren nuk kalon fare nga Vica

Në vigjilie të vizitës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit në Tetovë dhe Çair ,analisti politik Arben Llalla ka deklaruar se Bilal Kasami po e çon Albin Kurtin në Vicë për tunelin Tetovë-Prizren, ndërsa me studimin fizibiliti dhe programin ideor tuneli kalon nga Shipkovica-Brodec-fshatrat e Prizrenit shkruan Tetovasot.


Ai tha se kulmi i paradoksit është sev Qeveria e Maqedonisë e ka përfunduar Studimin fizibiliti dhe Projektin ideor, ndërsa pala kosovare nuk ka bërë asgjë, asnjë veprim, as edhe një gjë të vetme për këtë projekt!
Llalla tha se në përfundim rruga Tetovë-Prizren nuk kalon fare nga Vica, ku dhe ulërin Kasami si ideator .
Ndryshe të premten me 11 gusht Kryeministri i Kosovës Albin Kurti viziton Tetovën, ku do të takohet me kreun e komunës Bilall Kasami. Ata do të vazhdojnë më pas në fshatin Vicë ku do të promovojnë idenë e lidhjes Tetovë-Prizren me rrugë malore, që do të promovojë turizmin malor.Tetovasot