Kryeministër Kurti bëre shumë mirë që na vizitove na e ktheve dinjitetin, të lutem na vizito më shpesh

Ejup Berisha


Albin Kurti Kryeministri i Republikës së Kosovës bëri shumë mirë që na erdhi javën e kaluar këtu në RMV. Ai pra ka ardhur që ta kthen dinjitetin gjatë kohë të nëpërkembur të shumicës së shqiptarëve ketu nga disa politikan vendor. Kur je bonjak apo jetim jo në aspekt biologjik por në aspekt shoqeror politik çdo kush që vjen e të viziton të përkëdhel dhe të flet me vend e me mencuri të bën krenar dhe të plotesuar. Edhe ne shumica e shqiptarëve të lënë pas dore nga politikanët në politikë Kryeministri Kurti na bëri krenar. Albini pra neve shumices se shqiptareve te lene anash pga politikanet shqiptar vendor na e plotesoi zbraztiren e madhe shoqerore politike qe egziston ja dy dekada këtu në RMV sepse ata duan ta shohin vetëmse punën dhe interesin e tyre. Në fund të fundit kush sillet mirë atë duhesh ta pranosh ta perfillish ta respektosh dhe ta çmosh. Z. Kryeministër flm që na vizitove na e ktheve dinjitetin, të lutem na vizito më shpesh.