Ushtruesi i detyrës i kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka bërë një shkrim skandaloz në rrjetin e tij social “Facebook”, të martën mbrëma.


Klinaku, u shpreh se “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, transmeton Paparaci.

Ai ndau një bisedë që tha se e ka zhvilluar me një nga votuesit e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Votuesi i Kurtit siç thotë Klinaku ishte shumë i dëshpëruar me shefin e qeverisë.

Votuesi sipas tij, ka thënë se “ka votuar për ndryshim, por s’ka mbetur tjetër gjë pos me ikë jashtë”.

Po ashtu, Klinaku në statusin të cilin e ka fshirë shprehet se “Kosovën nuk duhet, e as që guxojnë ta lëshojnë ata që kanë luftuar për të”.