Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka kërkuar “rritje drastike” të prodhimit të raketave gjatë vizitave të tij në fabrikat e armëve, pak ditë para se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut t’i nisin ushtrimet e përbashkëta ushtarake. Kim i vizitoi fabrikat, pak pasi kishte bërë thirrje për përshpejtimin e përgatitjeve për luftë gjatë një takimi të rëndësishëm me ushtrinë javën e kaluar.


Kim e theksoi nevojën “për të siguruar rritjen e prodhimit të predhave, po ashtu”. Ushtria e Koresë së Veriut duhet ta ketë një “forcë dërrmuese ushtarake” dhe të jetë “plotësisht e përgatitur për ta përballuar çfarëdo luftë në çfarëdo momenti” kundër armikut, ka thënë Kim, duke shtuar se ushtria e tij duhet “patjetër t’i asgjësojnë ata, nëse ata bëjnë ndonjë sulm”. Liderët nga Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia do ta mbajnë një samit trepalësh të premten në Uashington, pasi synojnë ta forcojnë bashkëpunimin për sigurinë, si kundërpërgjigje ndaj rritjes së kërcënimeve bërthamore dhe raketore nga Koreja e Veriut.

(https://winandoffice.com)