Kërkoi ndihmë për shërimin e një familjari, 44-vjeçarja u mashtrua dhe ia morën mjetet e donuara

Një 44-vjeçare nga Koçani ka denoncuar në polici se është mashtruar nga një person, i cili mbetet i panjohur për të, pasi 70 mijë denarë që ia kishin donuar për shërimin e një familjari të saj, ai i kërkoi që t’ia dërgojë kesh me veturë taksie, transmeton TS.


“Më 03.08.2023 në ora 17.00 në DPB Probishtip, 44-vjeçarja nga Koçani, me banim në Probishtip, ka denoncuar se letërnjoftimi i saj është keqpërdorur për tërheqjen e kredive të shpejta. Sipas së denoncuarës, në rrjetin social në Fejsbuk, ajo ka publikuar llogarinë bankare për pagesë të mjeteve si donacion për mjekimin e një anëtari të familjes, ku një person nëpërmjet një porosie në rrjete sociale ia ka kërkuar letërnjoftimin që të realizojë donacion, ku pas një kohe të shkurtër në llogari kanë qëndruar 70.000 denarë nga dy shoqata financiare. Siç është denoncuar, menjëherë më pas i është paraqitur një mashkull, duke u prezantuar si pronar i kompanisë, e ka njoftuar se me gjasë me gabim i është realizuar pagesë në llogarinë e saj dhe ka kërkuar që paratë t’i kthehen prapa, duke i dërguar me veturë taksie në Shkup. Ajo dyshon se është mashtruar dhe rastin e ka denoncuar në polici. Në koordinim me prokurorin publik ndërmerren masat për zbardhjen e tij”, qëndron në njoftim.