Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani kërkon sqarim nga Ministri i Mbrojtjes i Serbisë.


“Maqedonia e Veriut refuzon ndërhyrjen dhe vërejtjet e papërshtatshme nga zyrtarët fqinjë. Angazhohemi për stabilitet dhe bashkëpunim rajonal, duke përfshirë R. e Sërbisë dhe R. e Kosovës.
Presim sqarim nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë”, shkruan Osmani në rrjetin social facebook.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë dhe kryetari i Partisë Progresive Serbe, Millosh Vuçeviç, ditë më parë tha se Maqedonia e Veriut e ka ofenduar Serbinë me njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se kjo paraqet ndërhyrje në punët e brendshme të një vendi dhe duke kërcënuar me destabilizimin e rajonit.