JSP njofton nxënësit nga viti i parë i arsimit të mesëm që i plotësojnë kushtet për transport falas (nxënësit në shkollat ​​e mesme të themeluara nga Qyteti i Shkupit) se biletat do t’i marrin në shkollat ​​e tyre amë. Tani atyre do t’u jepen bileta të përkohshme, të cilat në ndërkohë do t’i zëvendësojë “Skopska”.


“Nxënësit nga klasat e larta, në rast se kanë nevojë për kartelë të re elektronike të personalizuar “Skopska” (për shkak të humbjes së kartelës etj.), mund të marrin një të re/dublikatë në çdo qendër personalizimi të JSP Shkup. Njëkohësisht është e nevojshme që të dorëzojnë vërtetim nga shkolla dhe të paguajnë një tarifë prej 200 dinarë për bërjen e kartelës”, kanë thënë nga JSP.

Nga aty kujtojnë se biletat e gjimnazit për shfrytëzim falas të transportit publik vlejnë për të gjitha linjat (qytet dhe periferik) nga ora 05:00 deri në 24:00, gjegjësisht nuk vlejnë vetëm për shfrytëzimin e linjave të natës.