Mersim Maksuti


Lidhur me ndryshimet e inicuara kushtetuese:

“Jo vetem heqja e 20%, por gjuha shqipe te fitoj status dhe tretman te njejte me gjuhen maqedonase edhe me Kushtetute”

Partite politike shqiptare si ato ne pushtet dhe ato ne opozite, pres qe te demostrojne nje pragmatizem me te theksuar politik ku krahas procesit te sendertimit dhe formesimit te plote te ketij shteti, te shtrojne edhe kerkesat per te drejtat e shqiptareve si nje proces i pandare dhe si element konstituiv i ketij shteti.
Nisur nga kjo, paketa e ndryshimeve kushtetuese, respektivisht Neni 7 i Kushtetutes, te pesoje riformulim te plote ku jo vetem qe do te hiqej 20%, por gjuha shqipe do te njihej me status dhe tretman te njejte me gjuhen maqedonase.

Nje kerkese e tille per momentin, shtrohet si e domosdoshme, aq me teper kur vete Ligji mbi te drejten e perdorimit te gjuheve te bashkesive ( lexo: i gjuhes shqipe), perkunder moszbatimit te plote te tij, parasheh aplikim me te gjere te perdorimit te gjuhes shqipe ne te gjitha nivelet e pushtetit, ne administrate, gjyqesi, prokurori, Qeveri, Kuvend, etj, me ç’rast duhet rregulluar edhe baza juridike me Kushtetute e ketij Ligji, si garance e mosrrezikimit te tij neser nga ana e Gjykates Kushtetuese dhe per ta shpallur si antikushtetues dhe si pasoje heqjen e tij nga fuqia!