Hurmat arabe, një frut i ëmbël që nuk të bën dëm, zbuloni përfitimet

Hurmat arabe njihen si “fruti mbretërot” janë një nga frutat më të ëmbla në natyrë.


Fruti është i shijshëm dhe ushqyes, pasi përmban deri në 70% sheqerna.

Është një nga frutat më të vjetër, i kultivuar kryesisht në Egjipt, Marok, Arabinë Saudite dhe vendet e Lindjes së Mesme.

Në mbarë botën ka më shumë se dy mijë lloje hurmash. Ky lloj quhet frut mbretëror, sepse në të kaluarën, kjo shumëllojshmëri e veçantë hurme konsumohej kryesisht nga mbretërit.

Energjia që ofrojnë hurmat është për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit, prandaj ato konsiderohen si “ëmbëlsues” i natyrës. Ato janë një zgjedhje ideale për të kënaqur dëshirat tona për sheqer, ndërkohë që ofrojnë përfitime shëndetësore që nuk do t’i merrnim nga ngrënia e ëmbëlsirave të paketuara dhe me shumë yndyrë.

Përfitimet ushqyese të hurmave arabe janë të shumta. Dy hurma përmbajnë 133 kalori, kryesisht nga karbohidratet. Ato janë një burim natyral i sheqernave, nga 36 gram karbohidrate gjithsej, 32 gram janë sheqerna.

Përveç kësaj, ato janë të pasura me fibra ato rezultojnë të jenë të dobishme për tretjen. Ato janë gjithashtu një burim i mirë i kaliumit, dy herë më shumë se bananet. Ato përmbajnë gjithashtu kalcium, vitaminë B6, acid pantotenik, bakër, fosfor dhe magnez.

Ato janë gjithashtu të pasura me antioksidantë si flavonoidet, të cilët luftojnë inflamacionin, karotenoidet, që nxisin shëndetin e zemrës dhe acid fenolik, i cili ka efekte anti-inflamatore dhe kardioprotektive.

Hurmat besohet se përmirësojnë jetën seksuale të çifteve.

Kryesisht i konsumojmë të thata. Megjithatë, vihet re se duhet të jemi të matur në konsumimin e tyre pasi nuk u mungojnë kaloritë. Siç është përmendur tashmë, ato kanë 133 kalori dy hurma që korrespondojnë me një porcion.