Ka ndëruar jetë sot në Spitalin e Tiranës, vajza njëvjeçe e gjysmë, e cila aksidentalisht kishte konsumuar metadon.


Vdekja e saj u konstatua sot në orët e para të mëngjesit, ndërsa që nga e diela, ajo ishte nisur me helikopter nga Saranda, pasi kishte pranuar ndihmën e parë, përcjell klankosova.tv.

Fëmija dyshohet se kishte konsumuar metadon në një banesë në Delvine.

Sipas mediave shqiptare, metadoni ishte lënë mbi tavolinë nga daja i saj, i cili dyshohet se ishte përdorues lëndësh narkotike.

Vajza e mitur ishte fëmija i një shtetasi italian dhe nënën e kishte nga Delvina.