Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se të pagjeturit mbesin edhe më tutje plagë e hapur për ne.


Ai me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, ka theksuar se “zemra jonë rrah me familjarët që ende janë në pritje të mësojnë për fatin e më të dashurve”.

“Sot kur e gjithë bota kujton personat e zhdukur, zemra jonë rrah me familjarët që ende presin me ankth për fatin e të dashurve të tyre. Motrat, vëllezërit e fëmijët tanë të pagjetur mbesin plagë e hapur, dhembje që vazhdon”, ka thënë ai.

Haradinaj ka shtuar se qëndrojnë të palëkundur në kërkesën për të vërtetën dhe për drejtësi.

“Qëndrojmë të palëkundur, për të kërkuar të vërtetën dhe drejtësinë e munguar! Jemi gjithmonë bashkë!”, është shprehur ai, transmeton Klankosova.tv