Një zjarr me përmasa të jashtëzakonshme ka përfshirë Aleksandropolin në Greqi. Zjarrfikësit po luftojnë me flakët, ndërsa përpjekjet e tyre janë përqendruar në vendbanimet Loutro dhe Loutra Trainaupoli. Sipas përfaqësuesit të zjarrfikësve, zjarri nuk do të jetë i lehtë për t’u vënë në kontroll, pasi fuqizohet nga era, duke e cilësuar këtë të fundit si armikun më të madh.


Në të njëjtën kohë, në vendbanimin Apalos po krijohen zona të mbrojtjes nga zjarri, me qëllim të parandalohet që zjarri të shkojë në aeroportin e Aleksandoupolis. Ndërkohë për shkak të zjarrit është mbyllur rruga nacionale nga lartësia e Aeroportit deri në Monastiraki, ndërsa në Njësinë Bashkiake Traianoupolis është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ku ndodhen tetë vendbanimet që janë evakuuar për masa paraprake të shtunën.

(www.sliderrevolution.com)