Një grabitje e armatosur a ndodhur në një pikë të derivateve në Lipjan.


Në raportin e policisë thuhet se një person është sulmuar fizikisht nga dy të tjerë.

Bëhet e ditur se në kërcënim të armës dhe thikës i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar këmbë në drejtim të panjohur, përcjell Klankosova.tv.

“Viktima mashkull ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në pikën e derivateve, dy persona të panjohur duke e sulmuar fizikisht dhe në kërcënim të armës dhe thikës i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar këmbë në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.