Gjobitet Visar Ganiu, thotë se arsyeja është vizita e Albin Kurtit

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, tha se ka qenë i ftuar në stacion policor në bisedë informative.


“Arsyet mi treguan dhe kanë vendosur t’i kem dy dënime për kundërvajtje. Arsyeja është vizita e kryeministrit të Kosovës në Çair”, ka deklaruar Ganiu.

Ai tha se me sinqeritetin më të madh konfirmon se emri i Adem Demaçit në atë rrugë është shumë i qëlluar, ngase fryma e tij është ende gjallë.

“Jemi kthyer në kohën kur njerëzit thirreshin në biseda informative, në kohrat e diferencimit, jemi kthyer në kohat kur incizoheshin njerëzit kush ishte aty dhe ju bëhet shtypje në punë edhe në administratë, napër punët shtetëore ku janë”, u shpreh Ganiu.
Ganiu tha se nuk ka patur arsye për dënimet, ndërsa shtoi se kjo ishte me tendencë.

“Thirren në ligj se nuk është kënduar himni i Maqedonisë dhe nuk ka patur flamuj”, u shpreh më tej Ganiu.