Francë: Arrestohet gjermani, e mbylli në dhomë dhe e keqtrajtoi gruan e tij për 12 vjet

Një burrë nga Gjermania është arrestuar në lindje të Francës.


Ai u akuzua nga gruaja e tij, se e kishte mbajtur të burgosur atë për 12 vjet.

53-vjeçarja ishte gjetur në gjendje të rëndë, e kequshqyer dhe me kocka të thyera brenda dhomës së një apartamenti në Forbach, në kufirin me Gjermaninë.