E gjeti një kartelë të humbur, e shfrytëzoi të njëjtën për të blerë 40 herë në shitore të ndryshme!

Një 53-vjeçare nga Koçani i Maqedonisë së Veriut ka fituar padi penale, pasi e njëjta dyshohet se me kartelën pagesore të gjetur, ka bërë 40 herë blerje në shitore të ndryshme të Koçanit dhe Shën Nikollës, transmeton TV21.


“Zyra e jashtme për punë kriminalistike Koçan ka parashtruar kallëzim penal kundër T.B.(53) nga Koçani për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dëmtim dhe hyrje në mënyrë të paautorizuar në sistemin kompjuterik”. E denoncuara, më datë 17.06.2023 e ka gjetur një kartelë pagesore të humbur nga një grua nga Koçani, dhe gjatë periudhës prej 18 deri më 21.06.2023, në 40 raste në shumë vende shitëse në Koçan dhe Sveti Nikollë, ka kryer transaksione dhe ka shkaktuar dëm në vlerë prej 33.780 denarë”