Duke pritur trenin për në Bruxelles!

Medai Shaholli


Shqiptarë dhe sllavo-maqdonas, turqë të vetëquajtur dhe romë, popuj të tjerë nga mozaiku i ‘drzhavës’ shumëkombëshe po presin me shpresë të hipin në trenin e linjës Shkup-Bruxelles, ku pas jehonës dhe shpërndarjes së sihariqit të madh se pas ndryshimeve kushtetuese, do mund të zbarkojmë lirshëm drejt stacionit të fundit në Place Schuman të Brukselit si qytetarë të lirë të një vendi Europian.

Mirëpo, qytetarët e thjeshtë ku ta dinë se ‘Vagoni’ që ata presin nuk ka lokomotivë ta tërheq dhe se si duket ata do të mbeten aty duk pritur edhe për shumë kohë pasi opozita sllavo-maqedonase do ta bllokoj këtë proces duke votuar kundër atyre ndryshimeve.

Ndërsa prmieri Dhimo nuk duket shumë enuziast si para gashtë muajsh kur kapërdisej në konferenca shtypi kur thohte se do t’i gjejmë (do ti blejmë ata komitët siç i bleu Zajko më 2019) edhe ato 6/8 vota nga opozita pë ta kryer misionin e madh të hapjes së negociatave me BE-në.

Kurse partiçkat shqiptare (shqiptare u thënçin) kanë pranuar njëzëri përdhunimin e identitetit gjuhësor për hir të integrimeve europiane dhe kanë deklaruar se fshirja e nofkës së turpit ndaj gjuhës shqipe do të ndodh herën tjetër.
Ky zotim zhgënjyes është një gënjeshtër me bisht që dhe vetë partiçkat tona nuk i besojnë pasi nuk i mbledhin dot 80 vota pro.

Blloku sllavo-maqedon pëmban dhe ruan ndjenjën e shovinizmit dhe të supremacisë dhe nuk ka vullnet politik as do që të ndajë pushtetin politik dhe barazinë me shqiptarët në rregullimin juridik të funksionimit të shtetit.
Ata e duan ‘drzhavën si gospodarë’ të veëm të saj ndërsa shqiptarët të trajtohen si nomadë dhe ardhacakë!

Qëndrimet e Akademisë së Shkencave sllavo-maqedonae si filialë e Akademisë së Shkencave serbe, dëshmojnë për qëndrim shoven të akademikëve të tyre në tekstet e saj, ku edhe më tej vazhdojnë të mos distancohen nga ato qëndrime kundër shqiprarëve.
Ndërsa langaraqët partiçkave tona në ven që të kërkojnë llogari për ao qënrime shoviniste ndaj shqiparëve vazhdojnë të flejnë në shtrat me mohuesit dhe përdhunesit e gjuhës dhe idenitetit kombëtar shqiptar.

Deri kur shqiparët do të votojnë për partiçkat shqiprare që kanë nxjerr në treg për interesat e tyre meskine interesat kombëtare do të varet shumë nga ‘zgjimi’ ynë kombëtar!

Le të shpresojmë…!