Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për më shumë përpjekje në përparimet ekologjike. Kreu i shtetit i Kinës dha këtë udhëzim me rastin e Ditës së 1-rë Kombëtare të Ekologjisë të Kinës më 15 gusht.


Sipas tij, duke u fokusuar në objektivat e kulmit të lëshimit dhe neutralitetit të karbonit, ekonomia e dytë botërore do të nxitë procesin e tranzicionit nga kontrolli i dyfishtë i sasisë dhe intensitetit të konsumit të energjisë në kontrollin e dyfishtë i sasisë dhe intensitetit të lëshimit të karbonit.

Siç mësohet të martën nga Ministria e Burimeve Natyrore e Kinës, gjithsej rreth 3.19 milionë kilometra katrorë të ashtuquajtura “vija të kuqe” të mbrojtjes ekologjike janë vendosur në Kinë.

Vijat e kuqe mbulojnë të 35 fushat me përparësi për ruajtjen e biodiversitetit në vend dhe më tepër se 90 për qind të llojeve tipike të ekosistemit, duke përfshirë rreth 3.04 milionë kilometra katrorë zonë tokësore, ose mbi 30 për qind të zonës së përgjithshme tokësore të vendit, dhe rreth 150 000 kilometra katrorë zonë detare.

Zonat e mbrojtura natyrore, zonat me funksione jashtëzakonisht të rëndësishme ekologjike e me ekologji jashtëzakonisht të dobët jashtë zonave të mbrojtura dhe zonat me vlerë të mundshme të rëndësishme ekologjike janë gjithashtu brenda vijave të kuqe.