Emisari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, njoftoi se e ka mirëpritur në Bruksel emisarin amerikan Gabriel Escobarin dhe se së bashku me ekipet e tyre dje kaluan në një diskutim të thelluar mbi Dialogun, gjendjen aktuale dhe rrugën përpara, si dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.


“Faleminderit për bashkëpunim të jashtëzakonshëm”, shkroi Lajçak në postimin e tij në platformën “X”, të cilit ia bashkëngjiti edhe foton e tyre.