Ka filluar dëshminë dëshmitari i mbrojtur W03832, apo dëshmitari i 18-të në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.


Edhe sot po mbahet seancë e mbyllur për publikun.

Kujtojmë se dëshmitari i 18-të dje ka nisur dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

Dëshmia e këtij dëshmitari dje është mbajtur kryesisht në seancë të mbyllur për publikun.

Ndryshe në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë do të mbahen sot edhe nesër seancat gjyqësore.