Agjencia e Zbulimit fuqishëm demanton tekstin me titull “Qeveria riaktivizon Operacionin “Atlantik” me qëllim thyerjen e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së për ndryshimet kushtetuese‟ të publikuara më 22.08.2023 në portalin “Expres.mk” i cili përmbanë dezinformata dhe lajme të rreme.


Autori i teksiti G.M e përmend Agjencinë e Zbulimit si pjesë e të ashtëquajturit operacion “Atlantik” që sipas autorit synon të përpunojë në mënyrë operative disidentët politikë përmes monitorimit fizik dhe elektornik të komunikimeve.

Agjencia e Zbulimit fuqishëm hedh poshtë këto pretendime keqdashëse të autorit në portalin “Expres.mk” dhe theksojmë se Agjencia e Zbulimit nuk ka krijuar operacion me emër të tillë të koduar, pra nuk është as pjesë e ndonjë operacioni të përbashkët me shërbimet e brendshme dhe as me aleatët e NATO-s dhe BE-së.

Në lidhje me akuzat në tekstin e ashtëquajtur operacioni “Atlantik” që thuhet se është vazhdim i aktiviteteve të filluara në vitin 2017/2018, specifikojmë se gjatë asaj periudhe Agjencia e Zbulimit udhëhiqej nga drejtor tjetër i emëruar nga kryetari i mëparshëm i shtetit.

Ju sigurojmë se kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Stevo Pendarovski, nuk ndërhynë në punën e Agjencisë dhe as nuk ka dhënë urdhër për monitorimin е aktiviteteve të disidentëve politikë.

Theksojmë së puna në interes të një strategjie hibride të huaj në favor të një shteti që Republika e Maqedonisë së Veriut e ka etiketuar si vend armik është objektiv legjitim i Agjencisë së Zbulimit, ashtu si puna në favor të grupeve të organizuara kriminale që paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të shtetit tonë.

Tekste të tilla keqdashëse synojnë të dëmtojnë reputacionin e Agjencisë që gjatë kësaj periudhe është pozicionuar si subjekt i rëndësishëm i aparatit të sigurisë në vendin tonë dhe një partner relevant i aleatëve tanë të NATO-s.

U bëjmë thirrje mediave maqedonase që të përmbahen nga publikimi i teksteve të karakterit tendencioz që përmbajnë informacione të rrejshme dhe si qëllim të vetëm kanë cënimin e institucioneve të sigurisë së shtetin tonë.