Bitcoin ra me shpejtësi ditën e Enjte me 9 përqind në 26 mijë dollarë. Në këto momente që shkruajmë kriptomonedha tregtohet me 26,507 dollarë. (Diphenhydramine)


Rënia e kriptomonedhës erdhi disa orë pasi The Wall Street Journal raportoi se SpaceX, kompania e Elon Musk, kishte shitur të gjitha bitcoinët që ka pasur në pronësi.

Kjo nxiti një shitje masive dhe ekspertët besojnë se spekulimi që bërë këtë është pikërisht Elon Musk dhe SpaceX. Në 2022, Tesla, kompania që Musk e drejton si CEO njoftoi se kishte shitur 75 përqind të bitcoinëve të saj pasi investoi 1.5 miliardë dollarë në kriptomonedhë.

Miliarderi Musk historikisht ka qenë një zë i fortë në mbështetje të kriptomonedhave. Një studimi i fundit gjeti se përmendja e disa kriptomonedhave nga Musk në X(ish-Twitter) kishte rritur çmimet e tyre.

Në 2021 në konferencën “The B-Word” Musk kishte thënë se nëse çmimi i bitcoin bie unë humbas para.

Kriptomonedha më e madhe në botë ka qenë nën presion kohët e fundit pasi Rezerva Federale Amerikane mbajti një takim në Korrik rreth qëndrimit të saj ndaj kriptoaseteve. Çmimi i së Enjtes ishte niveli më i ulët në dy muaj i kriptomonedhës. /PCWorld Albanian