Ministri i Ekonomisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut Kreshnik Bekteshi i është kundërpërgjigjur akuzave të VMRO-DPMNE dhe Mickovski në atë që quhet
Tenderi në vlerë prej 1,8 milion euro i Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilin e fitoi kompania Eurovia, e cila është donatore e BDI-së, gjithnjë sipas VMRO-DPMNE-së që nxit dyshime për krim të mundshëm informon Tetovasot.


Bekteshi me këtë rast ka mbrojtur tashmë të ndjerin Abdylaqim Ademin dhe ka sulmuar ashpër partinë maqedonase të opozitës.

Bekteshi tha se duhet të ketë një lloj respekti sidomos për njerëz që nuk jetojnë më siç është Abdylaqim Ademi dhe ti marrin si shembull familjarët e tyre dhe ngjashëm përcjellë Tetovasot.
Kjo sipas Bekteshit nuk është aspak etike sidomos nga ata që kryejnë funksione shtetërore.

Në pjesën e deklaratës se çdo ministër i BDI ka kompani ku i japin tenderët, unë nuk do tu jap emra sepse kemi procese që janë në vijim.
Por Bekteshi ka pyetur Mickovskin dhe Vmro se si ka mundësi që ish ministrat e tyre më herët, sot të jenë dëshmitarë në kompani të huaja në procese gjyqësore kundër shtetit që ata e përfaqësojnë.

Ai u shpreh se nëse flasim për kompani,ministër i VMRO-DPMNE- së ,sot është dëshmitarë kundër shtetit të tyre kur ai ka patur nderin të jetë ministër i atij shteti..
Për këto çështje duhet të përgjigjet z.Mickovski dhe jo për informacione të rreme tha ministri i Ekonomisë.

Ai potencoi edhe njëherë që mos merret posaçërisht me njerëz që nuk janë më mes nesh sepse kjo nuk është etike.
Ndryshe zëdhënësja e VMRO-DPMNE Marija Miteva, kërkoi nga Ministri i Punëve të jashtme, Bujar Osmani që të publikojë të gjithë dokumentacionin e tenderit dhe të dëshmojë se nuk ka veprime korruptive me kompaninë Eurovia e cila sipas saj është firmë që i jep donacione BDI-së.

Në anën tjetër nga Ministria e Punëve të Jashtme në kumtesë për mediat thanë se i hedhin poshtë akuzat e opozitës dhe shtojnë se kompania që e ka fituar tenderin ka dhënë ofertë më të lirë. Tenderi prej 1,8 milion eurove ka të bëjë me përshtatjen e hapësirave të Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” për Samitin e ministrave të OSBE-së që do të mbahet në fund të vitit. Tetovasot