Policët e Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar dje (21 gusht) rreth orës 19:50, kanë privuar nga liria S.S.(43) nga Republika e Shqipërisë. Ai dyshohet se më 7 gusht të këtij viti ka kryer një vjedhje të rëndë në një shtëpi në Forinë të Gostivarit. S.S. është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.TS