Dje (21 gusht) rreth orës 19:30 në rrugën “Dimitar Vlahov” në Gostivar, zyrtarët policorë të SVR Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë ndaluar 56-vjeçarin banues në Gostivar, H.Sh. për shkak se ai është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre derisa ata po kryenin veprime zyrtare. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit.TS