Dje (21 gusht) në ora 11:00 nga ana e zyrtarëve policorë të SPB Tetovë – Sektori i Punëve të Brendshme Gostivar i kanë hequr lirinë 69-vjeçarit banues të Gostivarit Sh.R., i cili është denoncuar nga i afërmi i tij 46 vjeçar. K.R. se një ditë më parë para shtëpisë së familjes në Gostivar e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur me armë zjarri. Gjatë kontrollit i është gjetur dhe marrë një pistoletë “parabel” me kornizë me 7 fishekë të kalibrit 9 milimetra. Sh.R. është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS