AlternAtivA: E mbështesim protestën e nesërme para Gjykatës së Tetovës

Duke ndjekur me shqetësim informacionet e fundit për procesin gjyqësor të zhvilluar për djegien e spitalit modular më 8 shtator 2021, AlternAtivA është e tmerruar nga abuzimet që janë bërë me këtë rast.
Nisur nga kjo, AlternAtivA e mbështet protestën e ftuar për nesër para Gjykatës së Tetovës përkitazi me këtë rast dhe bën thirrje për pjesëmarrje sa më masovike në të.
Askush nuk ka të drejtë të abuzojë me drejtësinë, ndërsa secili që merr guxim të shkelë mbi viktimat, patjetër duhet ta marrë vendimin e merituar.


AlternAtivA – Shkup