Akuza për përmbysje të rezultatit zgjedhor, Trump vetëdeklarohet i pafajshëm

Ish-presidenti Donald Trump vetëdeklarohet i pafajshëm ndaj akuzave për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në shtetin e Xhorxhias.


Trump është në mesin e 19 personave të akuzuar për një komplot për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 të shtetit amerikan.

Ai u dorëzua në burgun e kontesë Fulton në Atlanta javën e kaluar, ku dhe u fotografua.

Trump ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo keqbërje, duke e përshkruar rastin si të motivuar politikisht.

Në një dokument gjyqësor të depozituar të enjten, Trump tha se ai “e kupton plotësisht” natyrën e veprave penale dhe të drejtën e tij për t’u paraqitur në një proces gjyqësor.

“Duke kuptuar të drejtat e mia, unë heq dorë lirisht dhe vullnetarisht nga e drejta ime për të qenë i pranishëm në gjykimin tim mbi aktakuzën dhe nga e drejta ime për ta lexuar atë në gjykatë të hapur”, thuhet në dokumentin e nënshkruar.

Trump, kandidati kryesor aktual për nominimin presidencial republikan në vitin 2024, është paraqitur në secilin nga tre akuzat e tij të mëparshme.

(https://conversionwise.com)