Policia ka njoftuar se ka arrestuar 45 vjeçarin me inicialet I.M nga fshati i Gërçecit i kërkuar me flatarrest ndërkombëtar.


Sipas policisë, në arrestimin e tij kanë marrë pjesë pjestarë të “Tigrave”, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.40.

Muaremi ka qenë me katërçikletë, ka tentuar të arratiset ndërsa ka goditur edhe një makinë zyrtare të MPB-së. Por ai së shpejtë është kapur nga policia dhe është arrestuar.

Tek ai është gjetur një pistoletë, thuhet në njoftimin e policisë.