Të paktën 52 persona kanë vdekur pasi një zjarr shpërtheu në një bllok banesash në Johanesburg, thonë autoritetet e Afrikës së Jugut.


Më shumë se 40 të tjerë janë plagosur.

Bëhet e ditur se është e paqartë se çfarë shkaktoi zjarrin në ndërtesën pesëkatëshe në qendër të qytetit.

Zëdhënësi i shërbimeve të urgjencës, Robert Mulaudzi, tha për BBC-në se zjarrfikësit ishin në gjendje të nxirrnin nga aty disa nga banorët. Ai shtoi se zjarri kishte djegur ndërtesën dhe se kërkimet për viktimat e tjera po vazhdojnë.

Fotot nga vendi i ngjarjes treguan trupa të mbuluar të rreshtuar pranë ndërtesës së djegur.